Infloor
është prodhues gjerman i shtresave të dyshemeve nga tekstili me kualitet të lartë në rrollna dedikuar për objekte afariste dhe hotele. Hapësirës i japin pamje të veçantë me kualitetin dhe dizejnin e vet. Tepisonët nga Infloor plotësojnë standardet më të larta të mbrojtjes së ambientit jetësor. Këtë e dëshmon edhe etiketa e fituar për ambient jetësor "Blue Angel".


Infloor disponon me zgjedhje të gjërë të dizejneve të ndryshme të dedikuara për hapësira të ndryshme. Nga programet e dizejneve sidomos veçon koleksioni Impuls i cili jep liri të madhe në zgjedhjen e dizejnit dhe ngjyrave, sepse mundëson print- dizejn sipas zgjedhjes tuaj, si dhe zgjedhje të kualitetit të tepisonit në pjesën tekstile.

                                                    


Heuga është sinonim për prestigj tek shtresat e dyshemeve tekstile në pllaka. Qëndrueshmëria e lartë e tyre, stabliteti i shkëlqyeshëm dimensional dhe paleta e gjërë e dizejneve mundëson montim të lehtë, pamje të njëllojshme dhe unikalitet të çdo dyshemeje. Demontimi dhe shfrytëzimi i sërishëm me dizejn të ri është i thjeshtë dhe me investim minimal plotësues. Heuga shtresat tekstile të dyshemeve në pllaka kanë izolim ngrohës dhe zhurmë, janë të rezistueshme nga zjarri, janë antistatike dhe përçues elektrik (Computer guard IBM Certificated), janë antifungale dhe antibakteriale, janë të rezistueshme nga karrige Kaster, me gërshetim të lartë të thurjes. Stabilitetin e lartë dimensional e mundëson prapavija e patentuar speciale Graphlex, që mundëson instalim duke mos patur nevojë për ngjitje.

                                      

 

 .
.

Idninaprom DOO Skopje
Bul.she.Kliment Ohridski 20a/6
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë
Tel/fax: +389-2-3222501
Tel: +389-2-3224210
E-mail:info@idninaprom.com.mk