Fatra
është prodhues tradicional çek i shtresave vinile të dyshemeve. Në programin e tij për momentin ka 4 brende:

LINO Fatra - shtresë heterogjene dhe homogjene PVC e dyshemesë,
Thermofix - shtresë vinile e dyshemesë në pllaka,
Imperio - pllaka luksoze vinile,
FatraClick - shtresa lundruese vinile të dyshemeve.

Të gjitha materijalet janë me kualitet të garantuar për montim në objekte komerciale, shkolla, spitale, qendra sportive dhe industri e lehtë.

Dyshemetë vinile Fatra karakterizojnë mënyrën moderne të jetesës dhe teknologjinë e re të prodhimit të tyre. Sigurojnë qëndrim të këndshëm në hapësirë, ambient të shëndetshëm dhe pastërt dhe mbrojtje nga alergjitë. Llojet e ndryshme të PVC shtresave të dyshemeve sigurojnë kushte të zbrazjes eletrostatike (dysheme elektrostatike) dhe parandalim të paraqitjes së ngarkesës statike (dysheme antistatike). Shtresat vinile të dyshemeve nga Fatra plotësojnë standardet europiane ISO 9001.



LINO Fatra
PVC shtresat e dyshemeve janë materijale homogjene ose heterogjene me paletë të gjërë të dizejneve dhe ngjyrave. Ato karakterizohen me: pamje atraktive, qëndrueshmëri të lartë të shpenzueshmërisë, janë antistatike dhe përçues elektrik, të gjitha janë me PUR mbrojtje e cila mundëson mirëmbajtje të lehtë, plotësojnë kërkesat për sistemin HАССР.





Thermofix
është shtresë dyshemeje vinile në të cilën është përdorur teknologji më bashkëkohore për përpunimin e shtresave të dyshemeve heterogjene PVC. Ato karakterizohen me qëndrueshmëri të shkëlqyeshme të gërryerje të kombinuar me dizejn natyral të sofistikuar nga druri, guri, metali dhe tekstili. Në te është përfshirë një shtresë pëlhure nga leshi i qelqtë që i jep stabilitet të shkëlqyeshëm dimensional. Këto karakteristika unikale të plotësuara me karakteristika si kundër- rrëshqitje, karakteristika të mira termike, përshtatshmëri për ngrohje dyshemeje, absorbim të mirë zhurme gjatë ecjes dhe mirëmbajte të lehtë, kjo dysheme vinile është e shkelqyeshme për objekte afariste në të cilët kërkohet pamje e sofistikuar dhe dizejn, si dhe nivel i lartë i ngarkesës.




Imperio është shtresë dyshemeje vinile të cilën teknologjia e re termostabilitetit e bën këtë dysheme unikale me karakteristikat e veta. Stabiliteti i lartë dimensional, dizejni unikal nga druri me sipërfaqe rustikale, qëndrueshmëri nga lagështia, ndalim të zhurmës, ekologjike - 100% shfrytëzim i materijaleve të recikluara.



Fatra Click
është dysheme vinile lundruese me konstruksion unikal të prerjes (bazë shkelëse nga vinili, bërthamë nga mediapani dhe bazë të prapme nga tapë), me sistem patentues “Uniclick” i cili mundëson montim të lehtë dhe të shpejtë. Ashtu e konstuktuar kjo shtresë dyshemeje e plotësuar me dizejne të shkëlqyeshme nga druri dhe guri me sipërfaqe rustikale, nuk mund të lejon as edhe shfrytëzuesin më kritik indiferent.



 

 .
.

Idninaprom DOO Skopje
Bul.she.Kliment Ohridski 20a/6
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë
Tel/fax: +389-2-3222501
Tel: +389-2-3224210
E-mail:info@idninaprom.com.mk