MERO® ТSK sistemi
i dyshemeve të ngritura është sistem fleksibil i dyshemeve për të gjitha ndërtimet moderne dhe planifikimet e tyre të brendshme hapësinore, me shumë përparësi. MERO® dyshemeja e ngritur ofron zgjedhje të afërsisht 95% për instalim të llojeve të ndryshme të linjave afariste dhe komunikative.



Përparësitë themelore të MERO® sistemit të dyshemesë së ngritur janë: qasje e shpejtë pa prishjen e sistemit të punës, hapësirë e mjaftueshme për rindërtimin e instalimeve, montim i thatë i cili mundëson shfrytëzim menjëherë pas instalimit, shfrytëzim ekonomik të hapësirës së brendshme, mundësi për shfrytëzim të lartësisë së vogël konstruktive tek rinovimi i objekteve të vjetra.




Llojet e sistemeve të dyshemeve të ngritura të cilat i ofron MERO® janë:
- Lloji 2 Transformatorë dhe sipërfaqe shumë të ngarkuara
- Lloji 3 Pllaka metalike
- Lloji 4 Dysheme e ngritur për dhoma të pastërta
- Lloji 5 Pllaka druri (lloj standard)
- Lloji 6 pllaka minerale (në bazë gipsi)





Përveç këtyre sistemeve themelore MERO® sistemi i dyshemesë së ngritur ofron edhe shtojca të ndryshme si: panele për ventilim, panele me qasës, pllaka të qelqta, pllaka parketi, përçues të kabllove, ngrohje dyshemeje të dyshemesë së ngritur, shkallë, sisteme për barriera zjarri ose zhurme etj.





Dyshemeja e ngritur D-75
është prodhim vendor i zhvilluar nga IDNINAPROM i dedikuar për dysheme të ngritur me profil të ulët me lartësi në mes-hapësirë nga 75 mm. Përparësia e kësaj dyshemeje është montimi i shpejtë dhe thjeshtë, nuk ka ndijesinë e plafonit të ulët dhe mundësi për zgjedhjen e materijalit të sipërm përfundues. Konstruksioni i D-75 së dyshemesë së ngritur është nga: postamente plastike, pllaka të përpunuara nga druri ose pllaka e çeliktë dhe punimi përfundimtar sipas dëshirës së investuesit (shtresë dyshemeje tekstile në pllaka, PVC, goma dhe të ngjajshme)
.


 

 .
.

Idninaprom DOO Skopje
Bul.she.Kliment Ohridski 20a/6
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë
Tel/fax: +389-2-3222501
Tel: +389-2-3224210
E-mail:info@idninaprom.com.mk